Informacion

Hyrje

Po të shohim në mënyrë specifike tregun e vendeve ku flitet gjermanisht, është e qartë që disa produkte apo shërbime nga Maqedonia e Veriut shpesh nuk përfaqësohen dhe nuk gjenden atje. Por ne, nga hamoso, jemi të bindur se ka një potencial të madh biznesi dhe tregu për produkte apo shërbime të ndryshme nga Maqedonia e Veriut.

Prandaj dëshirojmë t’ju mbështesim për t’i futur produktet apo shërbimet tuaja Maqedonishtja veriore në tregun gjerman, austriak dhe/ose zviceran (duke përfshirë Lihtenshtajnin). Ne nuk mund t’ju garantojmë 100% se do të keni sukses në gjetjen e një tregu, por ju sigurojmë që ne punojmë fort e me pasion në mënyrë që të krijojmë mundësi dhe akses në treg për biznesin tuaj.

Rreth punës dhe shërbimeve tona

Përgjithësisht, ne jemi një agjenci tregtare që merret me tregun e vendeve ku flitet gjermanisht, në ndërveprim me vendet e Europës Qendrore-Lindore dhe Jug-Lindore. Me fjalë të tjera, nëse merreni me biznes nga Maqedonia e Veriut dhe nëse keni një produkt apo shërbim të cilin do të donit ta futnit në tregun gjerman, austriak, zviceran apo të Lihtenshtajnit, atëherë ne jemi partneri dhe ndërmjetësi i duhur për ju dhe mund t’ju mbështesim e t’ju ofrojmë hyrje në tregjet e vendeve ku flitet gjermanisht.

Ne kemi akses në kanale të ndryshme distribucioni si e-commerce, shitje me pakicë, shitje me shumicë, rrjete sociale, etj. në mënyrë që të kapim klientë dhe blerës për produktin apo shërbimin tuaj. Gjithashtu, ne mund t’ju ofrojmë edhe tregun tonë online (platformë e-shop). Në fakt, ky treg online është thjesht një vend ku mund të gjeni me shpejtësi klientë të rinj, veçanërisht nga bota gjermane, por jo vetëm. Shërbimet e tjera që ne ofrojmë përfshijnë krijimin e mediave sociale në gjermanisht, përmirësimin e marrëdhënieve me publikun për ju, mbledhjen e informacioneve të nevojshme, etj.

Çmimet

Për sa i përket shërbimit tonë kryesor që fokusohet në ofrimin e aksesit në treg për produkte dhe shërbime, ne punojmë në bazë të suksesit. Kjo do të thotë që ju do të filloni të na paguani vetëm atëherë kur ne arrijmë me sukses ta fusim produktin/ shërbimin tuaj në një treg apo kur realizojmë një marrëveshje mes jush dhe një klienti (kompanie). Për shërbimet e tjera që ofrojmë, ka kosto specifike por kjo varet nga kërkesa juaj e veçantë.

Si rrjedhim, ne jemi shumë të përshtatshëm për startups, kompani të vogla e të mesme me buxhete të menaxhueshme e të vogla. Ju lutem na kontaktoni për informacione të mëtejshme.

Informacione shtesë

Këtu në faqen tonë të internetit, ju mund të gjeni disa informacione më shumë por këto të dhëna janë aktualisht vetëm në gjuhën angleze. Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutem na kontaktoni. Mënyra më e mirë për të na kontaktuar është përmes email-it, formularit të kontaktit apo telefonit (mund të na telefononi falas edhe përmes Whatsapp apo Viber). Nëse preferoni Skype apo Zoom, pa problem, thjesht na e bëni të ditur.

Nëse doni të na kontaktoni në gjuhën tuaj, atëherë ju lutem përdorni formularin e kontaktit më poshtë ose na shkruani një email. Personi ynë që flet shqip do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu që mos ngurroni të flisni me ne dhe të na lejoni të bashkëpunojmë me ju për të gjetur mënyrën më të mirë për futjen e biznesit tuaj në tregjet e vendeve ku flitet gjermanisht!

Kontakt

Na telefono

+41 (0) 79 457 18 10

E-Mail

info@hamoso.com

Na telefono

+41 (0) 79 457 18 10

Formulari i kontaktit

Dërgo

Mediat sociale

InstagramPinterest